Futbollisti Arijan Ademi ka lënë pas lëndimin dhe do të jetë pjesë e Dinamos nga Zagrebi për ndeshjet e radhës që skuadra nga Zagrebi i luan si në Kroaci ashtu edhe në garat ndërkombëtare.
Ai e konfirmoi këtë informacion për mediat në Kroaci, dhe njoftoi se do të jetë titullar në ndeshjen e ardhshme.
Duhet theksuar, Ademi u kursye nga përzgjedhësi i Maqedonisë së Veriut, Blagoja Milevski.
Ademi është prej futbollistëve më të mirë në kampionatin kroat.