AS Roma raportohet se ka shprehur interesim për Denis Zakarian.
Roma është duke menduar përforcimin e skuadrës në mesfushë, teksa Zakaria thuhet se është në listën e dëshirave të Mourinhos.
Klubi italian thuhet se është duke shqyrtuar mundësinë e transferimit të 24-vjeçarit, pasi dështuan ta transferonin Granit Xhakën nga Arsenali.
Në anën tjetër, reprezentuesi zviceran ka refuzuar rinovimin me Borussia Monchengladbachin, teksa tani gjasat janë të mëdha që klubi gjerman ta shesë futbollistin në afatin e janarit.
Kontrata e Denis Zakarias me Monchengladbachin skadon më 30 qershor të vitit të ardhshëm.