Kosovë - Spanjë, formacionet zyrtare

Futboll

Kosovë - Spanjë, formacionet zyrtare

Më: 8 shtator 2021 Në ora: 19:41
Kosova

Kombëtarja e Kosovës sonte (20.45) do të ballafaqohet me Spanjën, në kuadër të xhiros së 6-të të kualifikueseve për Kampionatin Botëror – Katari 2022.

Djelmoshat tanë janë mirë të përgatitur dhe pretendojnë rezultat sa më të mirë. 

Spanja është në presion të madh sepse çdo rezultat përveç fitores është sikur humbje. 

Image

Kosova - Spanja 

Kosova: Muriç, Vojvoda, Fazliji, Rrahmani, Hadërgjonaj, Rashani, Loshaj, Dresheviq, Bytyqi, Rashica, Muriqi.

Spanja: Simon, Llonte, Martinez, Laporte, Refuillon, Soler, Busquets, Koke, Fornals, Morata, Torres.

Gjithçka është gati për sfidën e sotme në orën 20.45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinën.

Futbollistët e Kosovës janë të motivuar, të cilët në dy ndeshjet e fundit arkëtuan 4 pikë, tre pikë nga Batumi, duke e mundur Gjeorgjinë me rezultat 1:0 dhe një pikë në Prishtinë, duke barazuar 1:1 me Greqinë.   

Kosova renditet në vend të 3-të me 4 pikë dhe Spanja kryeson me 10 pikë në Grupin B.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat