Hafizi: Me kundërshtar të tillë duhet shënuar shumë

Futboll

Hafizi: Me kundërshtar të tillë duhet shënuar shumë

Më: 8 shtator 2021 Në ora: 20:10
Hafizi: Me kundërshtar të tillë duhet shënuar shumë

I ftuar në studion e Supersport, ish-trajneri i Kombëtares, Astrit Hafizi foli për ndeshjen e Shqipërisë me San Marinon si dhe komentoi përciptazi skemat e Rejës.

“Eksperienca e Rejës ka treguar që nuk është shumë elastik, qëndron shumë i vendosur ndaj skemave të tija të lojës, dhe kur ka qenë skuadra dhe në momente jo të mira. Ajo që ishte e detyruar ndaj Hungarisë, ishin dhe ca veprime që i bëri se ishte i kushtëzuar. Duhet të mendojë që kjo ndeshje shkoi siç duhet në të gjitha drejtimet.

Trajneri duhet të mendojë që është pa u bërë goli, u humbën disa raste, si për shembull ajo e Kumbullës. Në qoftë se kemi një vision më të qartë, duke i dhënë pak shtytje më përpara, një skuadër bëhet e rrezikshme dhe kur luajnë mirë në sulm.

Kur krijon një farë sigurie në lojën e sulmit, krijon optimizëm, lehtësi ndërsa kur goli shënohet me vështirësi ka ngërç nga ana e skuadrës. Sa më shumë të shënosh aq më mirë është, nuk ka asgjë të keqe. Duhet të mendosh e të bësh llogari kur ke të tillë kundërshtarë përpara”, tha Hafizi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat