(E plotësuar) - Shqipëria ka bërë një paraqitje fantastike dhe e ka mposhtur San Marinon me rezultat të thellë 5-0 në “Air Albania”.
Kuqezinjtë shënuan vetëm një gol në pjesën e parë më anë të Rey Manajt në minutën e 38’, por i realizuan edhe katër të tillë në fraksionin e dytë të ndeshjes.
Laci, Broja, Hysaj dhe Uzuni u shënuar në listën e realizatorëve në pjesën e dytë për t’i siguruar tri pikët e radhës shumë të rëndësishme.
Grupi I kryesohet nga Anglia me 18 pikë, ndërsa Shqipëria tani është në vendin e dytë me 12 pikë, dy më shumë se Polonia e vendit të tretë.
***
Shqipëria është duke bërë paraqitje të shkëlqyer ndaj San Marinos.
Kuqezinjtë janë duke avancuar tashmë me rezultat të thellë 4-0.
Armando Broja dhe Elseid Hysaj kanë realizuar brenda pesë minutave 61’ dhe 66 për 4-0.
**
Shqipëria e ka dyfishuar epërsinë ndaj San Marinos në 2-0.
Në minutën e 58 të ndeshjes për 2-0 ka realizuar Laci.
Asistues i goli ishte Armando Broja i cili u inkuadrua në lojë në minutën e 46’.
***
Në stadiumin “Air Albania” ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Shqipërisë dhe San Marinos.
Skuadra e trajneri Edi Reja ka shkuar në pushim me epërsi minimale 1-0.
Golin e vetëm e ka realizuar Rey Manaj pas 32’ minutave lojë.
31' GOOOL - Rey Manaj zhbllokon rezultatin
29' Katër korne të gjuajtura nga kombëtarja e Shqipërisë por pa rezultat
26' Manaj godet nga jashtë zone, topi bie mbi kurrizin e lojtarit kundërshtar dhe shkon në fundore
21' Lojtarët e Edi Reja nuk ndalin ritmin, vazhdojnë sulmet ndaj kundërshtarëve. Portat mbeten të paprekura.
18' Kuqezinjtë qarkullojnë topin në mesfushë. Përpiqen të gjejnë mënyra kalimi në zonën e San Marinos