Gjermania vazhdon me fitore në grupin J të garës kualifikueseve për Kampionatin Botëror - Katari 2022.
Islanda përjetoi debakël 4:0 në Reikjavik nga superfuqia botërore. Futbollistët Gnabry (4'), Rudiger (24'), Sane (56'), Werner (89’)shënuan për fitoren e thellë të Gjermanisë.
Gjermanët pas fitores në udhëtim me 2:0 ndaj Lihteshtejnit, pastaj si vendas me 6:0 kundër Armenisë, sonte e deklasuan me 4:0 Islandën.
Gjermania kryeson me 15 pikë, duke lënë pas Armeninë me 11, ndërsa Islanda renditet në pozitën e pestë me 4 sosh.