Në konferencën për shtyp pas ndeshjes, Odise Roshi komentoi paraqitjen e tij i cili hyri nga stoli duke dhuruar dy asiste në fitoren e thellë të Shqipërisë 5:0 kundër San Marinos.
Gjetja e formës pas dëmtimit-Shpresoj të mos kem më dëmtime, dëmtimi e rrëzon shumë lojtarin. E rëndësishme është që fituam, nuk i nënvlerësuam, San Marino luajti në mbrojtje. Të gjithë e kemi mendjen te Hungaria, ajo do të jetë ndeshje shumë e fortë.
Vendi i dytë– Është vend shumë i mirë, shpresojmë ta mbajmë, për ta kap, e kapëm, halli është ta mbash.
Ne duam të rezistojmë aty ku jemi, pavarësisht se Anglia është nënkampione Europe. Qëllimi është të marrim rezultat pozitiv me Hungarinë, ndërsa Poloninë e presim në shtëpi.
Rasti për gol– Isha me dy mendje, do isha shumë i lumtur po të shënoja, por skemi çfarë bëjmë një rezultat i bukur sot.