Kombëtarja e Zvicrës nuk arriti më shumë se barazim (0:0) në Belfast në përballje me Irlandën Veriore.
Zvicra pati mundësi të mirë për fitore në minutën e 33-të, por futbollisti Haris Seferoviq dështon nga penalltia, pasi që më parë Vargas u rrëzua në zonën e 16-shit.
Futbollisti shqiptar, Andi Zeqiri, u paraqit nga minuta e 77-të apo 13 minutat e fundit për Zvicrën, por nuk ia dolën të marrin pikë të plota.
Selektori i ri i Zvicrës, Murat Yakin, regjistron barazimin e dy rresht, 0:0 me Italinë, sonte 0:0 në Belfast.
Te Zvicra po vërehet shumë mungesa e Xherdan Shaqirit dhe Granit Xhakës.
Pas xhiros së gjashtë të kualifikueseve për Kampionatin Botëror, Zvicra renditet në vend të dytë në Grupin C me 8 pikë, ndërsa Italia kryeson me 14 dhe Irlanda Veriore është në pozitën e tretë me 5 sosh.