Pothuajse një mallkim. Kjo është, për Luciano Spalletti-n, Juventus-i.
Trajneri toskan, aktualisht në drejtim të Napoli-t, do të përballet të shtunën me bardhezinjtë.
Precedentët janë të pamëshirshëm: në kampionat, vetëm një fitore në 25 përballje, plus pesë barazime.
Buzëqeshja e parë (dhe deri tani e vetmja) në Serinë A ka ardhur më 14 majin e 2017-ës në drejtim të Roma-s në Olimpico.
Duke marrë parasysh të gjitha kompeticionet, përballjet janë 27 në total, dhe këtu shtohet fitorja e arritur në Kupën e Italisë në 2006-ën, gjithmonë në stolin e Roma-s, kundër bardhezinjve të Capello-s.