Reagon ashpër PSG-ja

Futboll

Reagon ashpër PSG-ja

Më: 9 shtator 2021 Në ora: 11:08
Reagon ashpër PSG-ja

Paris Saint-Germaini i ka reaguar ashpër shefit të ligës spanjolle Javier Tebas, pasi ai ishte tallur me shpenzimet e klubit francez dhe me moshën e lojtarëve të tij.

Sekretari i përgjithshëm i PSG-së, Victoriano Melero, ka thënë se Tebas duhet të merret me borxhin dhe keqmenaxhimin e La Ligas.0

Melero thotë se komentet e Tebas për moshën e lojtarëve të PSG-së, përfshirë për atë të Lionel Messit dhe Sergio Ramosit, tregojnë mungesë respekti dhe janë fyese.

Tebas, për më tepër, vazhdimisht iu referua si klub shtetëror PSG-së, për shkak se mbështetet nga Katari.

“Vazhdimisht e lejon veten ta sulmojë publikisht ligën franceze, klubet tona dhe lojtarët tanë, duke postuar vazhdimisht deklarata fyese dhe përgojuese se gjoja ne nuk iu përmbahemi rregullave financiare të futbollit”, tha Melero.

Së fundmi, Tebas tha se PSG-ja është po aq e rrezikshme sa propozimi i dështuar për Superligën Evropiane.

Pastaj, ai tha për blerjet e reja të gjigantit francez: “PSG-ja duket si një ligë legjendash, duke marrë parasysh moshën e disa lojtarëve”.

Messi, 34 vjeç, dhe Ramosi 35-vjeç, nënshkruan të dy kontrata dyvjeçare me PSG-në këtë verë, duke iu bashkuar klubit francez falas pasi ishin larguar nga Barcelona dhe Real Madridi, përkatësisht..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat