Portieri i Spanjës, Unai Simon ka thënë se ndeshja ndaj Kosovës në Prishtinë, ishte më e vështira për përfaqësuesen spanjolle.
Ai ka thënë se Kosova ka merituar të ketë më shumë fat.
Spanja e fitoi ndeshjen në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë me rezultatin 2:0.
“Ne e dinim se çfarë do të gjenim dhe ajo doli. Ishte ndeshja më e vështirë në fazën kualifikuese.
Është një ekip me shumë personalitet që ka merituar fat më të mirë në këtë fazë kualifikuese”, ka thënë Simon.