Duka duartroket tifozët dhe lumturohet me Shqipërinë: Tani ndeshjet e tetorit, të marrim maksimumin!
Shqipëria ka kaluar Poloninë dhe ka kaluar në vendin e dytë në grup.
Kuqezinjtë e kthyen në festival golash ndaj San Marinos duke fituar me shifrat 5-0, ndërsa djemtë e Sousas kanë barazuar me shifrat 1-1 ndaj Anglisë.
Menjëherë pas përfundimit të takimit në “Elbasan Arena”, Duka ka kërkuar që të gjithë të jemi me këmbë në tokë, por objektivi është padyshim marrja e maksimumit nga ndeshjet e tetorit.
Sigurisht, pa përmendur nuk mund të liheshin edhe tifozët e Shqipërisë që e mbushën brenda limiteve të caktuara stadiumin edhe ndaj San Marinos.