​Grupi D, katër kombëtare në luftë për vendin e dytë

Futboll

​Grupi D, katër kombëtare në luftë për vendin e dytë

Më: 9 shtator 2021 Në ora: 12:30
Foto ilustrim

Grupi D i kualifikimeve për Botërorin “Katar 2022” është bërë tejet interesant, ku përveç Francës në vendin e parë, katër kombëtare të tjera janë në garë për pozitën e dytë.

Në xhiron e fundit, Kombëtarja e Francë shënoi fitore 2:0 kundër Finlandës, ndërsa Bosnja dhe Hercegovina e Kazakistani barazuan 2:2.

Pozitën e parë në Grupin D e zë Franca, ku pas gjashtë ndeshjeve të zhvilluara ka arkëtuar 12 pikë. Ukraina dhe Finlanda gjenden në pozitat dy dhe tre me pikë të njëjta - 5.

Po ashtu, me pikë të njëjta janë edhe Bosnja e Kazakistani, në pozitat e fundit të tabelës, respektivisht katër dhe pestë me nga tri pikë.

Renditja tabelare:

Grupi D

1.Franca – 6 ndeshje – 12 pikë

2.Ukraina – 5 ndeshje – 5 pikë

3.Finlanda – 4 ndeshje – 5 pikë

4.Bosnja dhe Hercegovina – 4 ndeshje – 3 pikë

5.Kazakistani – 5 ndeshje – 3 pikë 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat