Kombëtarja e Belgjikës shënoi fitore minimale 1:0 si mysafire e Bjellorusisë, në grupin E kualifikues për Botërorin “Katari 2022”.
Me tri pikët e reja, Belgjika e përforcon pozitën e parë, ku pas gjashtë ndeshjeve ka siguruar 16 pikë.
Në kuadër të Grupit E, mbrëmë u zhvillua edhe ndeshja mes Uellsit dhe Estonisë, takim ky në të cilin brenda 90’ minutave nuk u shënua asnjë gol, dhe të dy kombëtaret ndanë së bashku pikët e barabarta.
Belgjika zë vendin e parë në grup me 16 pikë, kurse Çekia dhe Uellsi me nga shtatë pikë pozicionohen në pozitat dy dhe tre në tabelë.
Bjellorusia gjendet në vendin e katërt me tri pikë të arkëtuara, kurse në vendin e fundit gjendet Estonia me vetëm një pikë të regjistruar brenda katër ndeshjeve.
Renditja tabelare:
Grupi E
1.Belgjika – 6 ndeshje – 16 pikë
2.Republika e Çekisë – 5 ndeshje – 7 pikë
3.Uellsi – 4 ndeshje – 7 pikë
4.Bjellorusia – 5 ndeshje – 3 pikë
5.Estonia – 4 ndeshje – 1 pikë