Danimarka është kombëtarja e vetme në fazën kualifikuese për botërorin “Katari 2022” që ende nuk ka pësuar gol dhe ka regjistruar në të gjitha ndeshjet fitore.
Në xhiron e fundit, Danimarka shënoi fitore të thellë me rezultat 5:0 kundër Kombëtares së Izraelit, takim ky që i takoi Grupit F.
Po ashtu, në kuadër të Grupit F kanë qenë edhe dy ndeshje të tjera, ku Skocia e mposhti Austrinë me rezultat 1:0, ndërsa Ishujt Faroe mposhtën me rezultat të ngushtë 2:1 Kombëtaren e Moldavisë.
Sa i përket renditjes, Danimarka ka rekord të 100% të fitoreve, ku pas gjashtë ndeshjeve të zhvilluara ka arkëtuar 18 pikë, dhe zë vendin e parë në këtë grup.
Skocia gjendet në vendin e dytë me 11 pikë, një më shumë se Izraeli në vendin e tretë. Në pozitën e katërt gjendet Austria me shtatë pikë, ndërsa në të pestën Ishujt Faroe me katër pikë.
Në pozitën e fundit në tabelë gjendet Moldavia, ku pas gjashtë ndeshjeve ka regjistruar vetëm një pikë.
Renditja tabelare:
Grupi F
1.Danimarka – 6 ndeshje – 18 pikë
2.Skocia – 6 ndeshje – 11 pikë
3.Izraeli – 6 ndeshje – 10 pikë
4.Austria – 6 ndeshje – 7 pikë
5.Ishujt Faroe – 6 ndeshje – 4 pikë
6.Moldavia – 6 ndeshje – 1 pikë