Bolt flet për Ronaldon

Futboll

Bolt flet për Ronaldon

Më: 9 shtator 2021 Në ora: 14:35
Bolt flet për Ronaldon

Usain Bolt, një tifoz i çmendur i ekipit të Manchester United, në një intervistë për BBC ka komentuar rikthimin te “djajtë” të sulmuesit portugez Cristiano Ronaldo.

“Një goditje e madhe në merkato. Cristiano është një futbollist që kërkon dhe jep shumë, ndaj do ta ndihmojë edhe më shumë ekipin. Ai është një futbollist i një niveli tjetër, një makinë”, tha Bolt.

“Mendoj se CR7 do të luajë deri 42 vjeç, pasi është gjithnjë në formë dhe në një nivel shumë më të lartë krahasuar me të tjerët

. Kjo krahasuar me shumë lojtarë të rinj. Impenjohet shumë në stërvitje”, u shpreh Bolt, rekordmen i botës në 100 dhe 200 metra.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat