Së bashku luajtën vetëm një sezon, në vitin 2018 me fanellën e LA Galaxy.
Sidoqoftë, kaq ishte e mjaftueshme që Zlatan Ibrahimoviç të mbetej i gdhendur në mendjen e Ashley Cole. “Ka dy personalitete (fytyra). Me ne ishte i shkëlqyer, shumë i përulur, i qetë; ndërsa me mediat ishte Zoti, – janë fjalët e ish-mbrojtësit anglez.
– Ndodhi që hyri në dhomën e zhveshjes dhe i kritikoi ashpër shokët e tij të skuadrës, se nuk mund të vraponin, se ishin të ngadaltë; por më pas në intervista fytyra e tij ndryshoi. Një herë ngriti duart në ajër drejt meje. I thashë: uli ato duar poshtë.
Brenda vetes mendova se mund të kishte ndonjë arsye për t’u zemëruar me mua, por nuk duhej t’i ngrinte ashtu duart”.