Arsenal këtë fundjavë do të zhvilloj ndeshjen e radhës në kuadër të Premier Ligës, e vlefshme për xhiron e katërt të edicionit të ri.
“Gunners” nuk e nisën aspak mirë edicionin e ri të kampionatit anglez, duke pësuar tre disfata pas tre xhirove të para.
Londinezët kishin disa mungesa kyçe përgjatë këtyre ndeshjeve të para, fillimisht duke munguar dyshja sulmuese Aubameyang e Lacazette, dhe mesfushori Partey e mbrojtësi Gabriel që ishin lënduar para fillimit të kampionatit.
‘Topçinjtë’ tani kanë pranuar disa lajme pozitive në prag të ndeshjes ndaj Norwich, pasi mbrojtësi Ben White i cili mungoi në dy ndeshjet e fundit në ligë për shkak se rezultoi pozitiv me COVID, tani është rikthyer dhe është i gatshëm për selektim, dhe gjithashtu edhe mbrojtësi tjetër Gabriel Magalhes i cili u lëndua me kombëtaren e Brazilit në Olimpadë tashmë është rikthyer dhe i gatshëm për selektim.
Përpos mbrojtjes që tashmë e kanë më të kompletuar, londinezët kanë mirëpritur rikthimin edhe të mesfushorit Thomas Partey i cili ishte lënduar në ndeshjen e fundit parasezonale ndaj Chelseas, gjersa me skuadrën është rikthyer edhe sulmuesi i talentuar Eddie Nketiah.
Me rikthimet e këtyre futbollistëve, Arsenali tashmë ka thuajse skuadrën e kompletuar dhe synon të realizojë fitoren e parë në Premier Ligë për sezonin e ri.
Sfida e “Gunners” ndaj Norwich do të luhet të shtunën, nga ora 16:00 në Emirates Stadium.