Kampionati i ri i Superiores ngre siparin me ndeshjen Teuta-Partizani, që do të zhvillohet këtë të premte, në orën 19:45, në “Elbasan Arena”, për shkak të rikonstruksionit të fushës së “Niko Dovanës”. Tashmë kanë dalë në shitje biletat për këtë sfidë, ku mund të jenë të pranishëm afër 4 mijë tifozë.
Çmimet e biletave në tribunat e stadiumit “Elbasan Arena” do të jenë si më poshtë:
Biletat në tribunën VIP do të kushtojnë 1000 lekë (të reja).
Biletat në tribunat: A dhe B do të kushtojnë 500 lekë (të reja).
Biletat në tribunat: D, E dhe F do të kushtojnë 500 lekë (të reja).
Klubi organizator (Teuta) ka përcaktuar tribunat qendrore A3, A4, B4, B5 dhe tribunat përballë D, E dhe F si sektorët ku do të akomodohet tifozëria e kuqe.
Biletat mund ti siguroni sot pranë pikës së shitjes në stadiumin “Selman Stërmasi” në Tiranë dhe të premten në sportelin pranë stadiumit “Elbasan Arena” në Elbasan.