Ndeshja e mbrëmshme ndërmjet Polonisë dhe Anglisë prodhoi tension të madh në fushën e lojës pas një kacafytje të futbollistëve në pjesën e parë të ndeshjes.
Protagonist u bë lojtari polak Kamil Glik dhe ylli anglez Kajl Uoker.
Glik e humbi toruan duke e kapur për fyti kundërshtarin e tij, veprim i cili nxiti dhe reagim nga radhët e futbollistëve të ‘’3 Luanëve’’.
Zënka u shua shpejtë, por pjesëtarë të stafit anglez janë ankuar tek gjyqtari i katërt që ka mbajtur shënim çdo gjë. Raporti ka përfunduar në UEFA, dhe është hapur një hetim mbi këtë ndeshje.