Kosova edhe një herë dëshmoi kulturë të lartë sportive dhe shtetërore dhe çdo kombëtare e çdo shtet e pret ashtu siç pritet mysafiri në konak në mënyrën më të mirë.
Kosova edhe një herë dha shembull, siç ishte ndeshja e mbrëmshme, duke e pritur dhe nderuar në mënyrën më të mirë Kombëtaren e Spanjës, shtet që nuk e njeh Kosovën!
Edhe vet spanjollët u befasuan me pritjen e ngrohtë në kryeqytetin e Kosovës, ndërsa mediat në Serbi kush më kush e kush me pak vajtojnë, jo që Spanja erdhi në Kosovë, por që ka pranuar të luajnë në Prishtinë, kjo iu dhemb shumë.
“Gjatë intonimit të himnit të Spanjës, flamuri i madh i Kosovës u shpalos në stadiumin ‘Fadilj Vokrri" dhe banderola : "Mirë se erdhët në Republikën e Kosovës.
Natyrisht, ishte e vështirë për të gjithë të mohonin ekzistencën e atij shteti, të cilin ata e përjetuan në çdo hap në Spanjë, dhe madje edhe në Prishtinë.
Televizioni Kombëtar Spanjoll (RTVE) ka ndaluar përmendjen e fjalës ‘Kosovë’ gjatë transmetimit duke e shkruar me shkronja të vogla! Për të mos përmendur atë zëri u fik gjatë himnit të të ashtuquajturit shtet”, ka shkruar me cinizëm media serbe “Kurir”.