Kombëtarja e Kosovës mbrëmë mposhtet me rezultat 2:0 nga Spanja, në ndeshjen e xhiros së gjashtë të Grupit B të garës kualifikuese për Kampionatin Botëror.
Analisti i futbollit, Driton Latifi, tha se Kosova është rritur dhe kjo u dëshmua mbrëmë.
“Çka u pa mbrëmë për ekipin e Kosovës?
Definitivisht jemi kthyer.
Konkurrenca është rritur.
Ka ende lojtar në bankinë që meritojnë të luajnë, këtë na e dëshmuan Fazliu, Loshaj e Bytyqi.
Ekipi është rritur, ku disa lojtar kanë mbetur nën nivelin e këtij ekipi dhe ndryshimet janë proces natyral për një ekip,
Trajneri duhet të guxojë më shumë.
Trajneri duhet edhe ndërruar.
Tifozët janë mbështetja e munguar.
Finalizimi është pjesa ku duhet punuar më së shumti lojtarët me instruksione te trajnerit.
Porta është stabilizuar.
Pa gola nuk mund të fitojmë nuk mjaftojnë rastet...
PS: çka kishit shtuar tjetër...”, ka shkruar Latifi.