Futbollisti shqiptar, Enis Bardhi, shqetëson skuadrën e elitës spanjolle, Levante.
Përfaqësuesi i Maqedonisë së Veriut, është lënduar në përballje me Rumaninë, në kuadër të garave kualifikuese për Kampionatin Botëror.
Levante po shtrëngon duart duke shpresuar që të mos jetë diçka serioze.
Bardhi do të shkojë në Valencia për ekzaminime për të përcaktuar shkallën e dëmtimit dhe për të parë se sa kohë do të pushojë, shkruan media spanjolle "Superdeporte".
Bardhi u ankua për dhimbje në muskulin e kofshës në ndeshjen me Rumaninë.
Levante shpreson se dëmtimi nuk është serioz dhe lojtari do të kthehet sa më shpejt në fushë.