Klubi i futbollit Rabotniçki nga Shkupi, pas përfundimit të afatit kalimtar të verës, fokusohet te lojtarët e rinj.
Klubi vazhdoi bashkëpunimin me dy futbollistët e rinj që vlerësohen talente të mëdhenj, Bujar Hajdari dhe Dimitar Todorovski.
Sulmuesi Hajdari nënshkroi kontratë dyvjeçare.
"Bujar Hajdari gjithashtu vjen nga akademia jonë e të rinjve dhe ne besojmë se ai do të imponohet me gjithë potencialin e tij në sezonin e ardhshëm", - tha drejtori sportiv i klubit, Goran Stankovski.