Pas ndeshjeve ndërkombëtare, Superliga e Kosovës në futboll rikthehet këtë fundjavë me ndeshje tejet interesante.
Vëmendja kryesore në javën e tretë do të jetë te ndeshja Drenica – Prishtina, dy rivalë të mëdhenj.
Drenica e ka nisur mirë kampionatin ku fillimisht barazoi me Gjilanin e pastaj si mysafirë e mposhti Dukagjinin.
Një ndeshje interesante është edhe ajo ndërmjet Gjilanit e Dukagjinit, derisa me rivalitet pritet të jetë edhe përballja Malisheva – Drita.
Më poshtë mund ta gjeni komplet orarin e ndeshjeve të javës së tretë të cilat zhvillohen të shtunën dhe të dielën.
