Kanë përfunduar dhe sfidat e fundit të fushatës kualifikuese të Botërorit “KATAR 2022” në Amerikën e Jugut.
Argjentina ka triumfuar me rezultatin 3;0 ndaj Bolivisë falë magjive të Lionel Messit i cili dhuroi “show” me një tripletë.
Ylli argjentinas ka kaluar dhe rekordin e mbajtur nga legjenda braziliane dhe e futbollit, Pele ku sulmuesi i PSG-së ka shënuar 79 gola ndaj Pelesë me 77 gola në një kombëtare amerikano-jugore. Skuadra “Albiceleste” renditet në vendin e dytë me 18 pikë.
Brazili ka arritur të fitojë me rezultatin 2-0 ndaj Perusë, falë golave të Ribeiros dhe Nejmarit, dhe skuadra Seleçao aktualisht klasifikohet në vendin e parë në kuotën e 24 pikëve, e shkëputur ndjeshëm nga Argjentina e vendit të dytë.
Në takimet e tjera, Uruguaj ka arritur një sukses në frymën e fundit në minutën e 90+2′ flalë golit të Pereiros ndaj Ekuadorit. Paraguaj ka fituar me shifrat 2-1 kundër Venezuelës dhe Kolumbia triumfon me rezultatin 3-1 ndaj Kilit.
NDESHJET E LUAJTURA –
ARGJENTINË 3-0 BOLIVI
BRAZIL 2-0 PERU
URUGUAJ 1-0 EKUADOR
PARAGUAJ 2-1 VENEZUELË
KOLUMBI 3-1 KILI.