Me përfundimin e ndeshjeve ndërkombëtare, tani rikthehen edhe top ligat evropiane duke përfshirë këtu edhe Superligën e Kosovës.
Gjatë ditës së sotme do të zhvillohen dy super-takime në kuadër të Ligës së Parë të Futbollit të Kosovës në Grupin A dhe një tjetër në Grupin B.
Vëllaznimi do të jetë nikoqir i Istogur në gjiron e dytë të Ligës së Parë, takim i cili zhvillohet në stadiumin e qytetit në Gjakovë.
Në anën tjetër, takim interesant pritet të jetë edhe ndeshja mes Ferizajit dhe Ramiz Sadikut.
Të dyja ndeshjet luhen në orar të njëjtë, me fillim nga ora 16:00, derisa Gazeta “Sheshi” do t’iu mbajë të informuar për rezultatin e të gjitha ndeshjeve.