E ardhmja e Kingsley Coman duket se nuk do të jetë te Bayern Munich.
Kontrata e francezit me bavarezët skadon në vitin 2023 dhe lojtari nuk ka ndërmend të rinovojë kontratën.
Sipas Le10Sport, futbollisti ka dëshirë të provojë një eksperiencë në Premier League.
Liverpool dhe Manchester City duket se janë klubet e interesuar.