Norwichi i lumtur me paraqitjet e Rashicës deri tash, e zgjedh lojtarin e muajit.
Norwich City nuk e pati fillimin që e mendonte në sezonin e ri në Premierligë, pasi u inkuadrua nga Championshipi edicionin e kaluar.
Nga tri ndeshjet e luajtura, “kanarinat” i kanë humbur të gjitha, duke e shënuar vetëm një gol në proces.
Por, transferi i tyre, Milot Rashica po tregon paraqitje të mira, ndonëse ende nuk e ka gjetur rrugën deri te goli.
Norwich City po krenohet me performancat e Norwichit në klub deri tash, teksa e kanë zgjedhur edhe si lojtarin e muajit.
“Një start premtues i jetës si lojtar i Norwich Cityt për Milotin”, shkroi në Twitter ekipi anglez.