Ylli shqiptar i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, është zgjedhur futbollisti i muajit gusht te Norwich City nga tifzoët e klubit anglez, raporton Insporti.
Rashica në të tri ndeshjet e para të Premier Ligës ishte titullar dhe me paraqitjet e tij elektrizuese i ka bërë për vete tifozët e Norëichit.
Këtë e ka bërë të ditur faqja zyrtare e klubit në rrjetin social Twitter.
“Jam shumë i lumtur dhe me të vërtetë e vlerësoj sepse nuk ka qenë një fillim i lehtë për ne por ndeshje pas ndeshje ne po rritemi së bashku si një skuadër”, ka deklaruar Rashica pas zgjedhjes si futbollisti i muajit nga tifozët.
Në afati kalimtar të verës që sapo ka përfunduar, Rashica kompletoi transferimin e tij nga ëerder Bremen në Norwich City.
Ai mban numrin 1ë në fanellë dhe tashmë e ka nisur sezonin për mrekulli, madje ndaj Liverpooli zhvilloi ndeshjen më të mirë duke u bërë viral me driblimin e tij që ia bëri mbrojtësit grek të gjigantit anglez.