Ekipin e Vllaznisë në prag të takimit të parë ndaj Laçit e shoqërojnë jo pak, por 4 mungesa.
Në pikëpyetje është nëse nga minuta e parë do të jetë Follou apo Kruja.
Nëse Follou do të jetë i gatshëm, atëherë ai do të jetë në qendrën e mbrojtjes së bashku me Adilin.
Nëse do të jetë Kruja, atëherë Gurishta e Adili do të jenë dyshja e këtij sektori.
Pjesa tjetër e lojtarëve pritet të përbëhet nga Zogoviç në portë, Gurishta, Adili e Hakaj në mbrojtje, në mesin e fushës do të jenë Krymi, Jonuzi e Heriç. Në sulm Da Silva, Latifi e Aralica në majë të këtij reparti.