Mourinho, 1000 ndeshje si trajner

Futboll

Mourinho, 1000 ndeshje si trajner

Më: 10 shtator 2021 Në ora: 13:25
Mourinho, 1000 ndeshje si trajner

"Qëllimi është gjithmonë të fitojmë ndeshjen e radhës. Unë kurrë nuk kam menduar të arrij 1000 ndeshje si trajner, kurrë nuk i numërova ato, sepse isha i shqetësuar për një rekord të tillë.

Vetëm kur më thanë se duheshin edhe tetë apo nëntë ndeshje, atëherë e vura re dhe fillova të bëj matematikë”, – tha trajneri i Romës, Josè Mourinho, për agjencinë “Lusa” në intervistë.

Pra, “Special One” do të rrumbullakosë 1000 ndeshje si trajner të dielën, kundër Sassuolo.

“90 mijë minuta, plus shtesat e ndryshme… Janë shumë, por asgjë nuk ka ndryshuar tek unë, në thelbin tim si person apo trajner. Çdo gjë që ndodh më jep një ndjenjë ‘déjà vu’, duket se më ka ndodhur tashmë.

Çdo gjë dhe asgjë nuk më habit. Në thelb kjo është vlera e përvojës, një kapital që shumë kanë tendencë ta zhvlerësojnë, por që, si në futboll, ashtu edhe në jetë, ka një vlerë shumë të madhe”, – shtoi Mourinho.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat