Pauleta: Besoj se Messi do të përmirësohet shumë me të në Paris

Futboll

Pauleta: Besoj se Messi do të përmirësohet shumë me të në Paris

Më: 10 shtator 2021 Në ora: 13:55
Pauleta: Besoj se Messi do të përmirësohet shumë me të në Paris

Ka shumë interes për të parë se si do të luajnë tre fantastikët e PSG, Neymar, Messi dhe Mbappe.

Pikërisht në lidhje me këtë ka folur ish-lojtari i parisienëve Pedro Miguel Pauleta (109 gola në eksperiencën e tij me klubin).

Më veçanërisht në lidhje me Kylian Mbappe dhe i rritjes që do të mund të ketë francezi në krah të gjashtë herë fituesit të Topit të Artë.

“Besoj se Mbappe, duke luajtur pranë Messit, do të duhet të përshtatet. Por njëkohësisht besoj se do të përmirësohet shumë me të në Paris Saint-Germain”, ka thënë Pauleta për faqen zyrtare të Ligue 1.

“Nëse ka zgjuarsinë për të bërë lëvizjet e duhura, duke shfrytëzuar hapësirat që do të krijohen nga Messi dhe Neymar, do të jetë shpesh në situata të mira dhe do të ketë mundësi të shënojë shumë.

“Megjithatë, ekziston edhe mundësia që njëri nga të tre të shënojë më pak. Nëse do të ishte kështu për Kylian, atëherë ai duhet ta pranojë se mund të shënojë më pak se Messi…”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat