Sikleti i zgjedhjes”.
Me këto fjalë flitet në Francë për rebusin e krijuar për portën e Paris Saint-Germain.
L’Equipe ka analizuar situatën te parisienët dhe te zgjedhja që duhet të bëjë Mauricio Pochettino.
Trajneri duhet të vendosë se kush do të jetë portieri titullar në ndeshjen e kampionatit që PSG do të luajë këtë fundjavë kundër Clermont, dhe lexuesit kanë zgjedhur Donnarumma-n.
Në sondazhin e bërë nga e përditshmja prestigjioze, ish-ylli i Milan-it ka marrë 54% të votave.
Të shohim se cila do të jetë zgjedhja e Pochettino-s, por duket se momenti i Gigio-s ka ardhur.