Trajneri i Turqisë, Senol Gynesh ka dhënë dorëheqjen nga posti i trajnerit të Turqisë.
Fatale për teknikun turk ishte humbja me rezultat tenistik 6-1 nga Holanda në ndeshjen e fundit të fushatës kualifikuese të Botërorit “KATAR 2022”.
Pasi dështoi në Kampionatin Europian, 69-vjeçari turk e la aktualisht kombëtaren e tij në eliminatoret e Botërorit në grupin G në vendin e tretë në kuotën e 11 pikëve.
Turqia është ende në garë për tu kualifikuar pasi ndodhet -2 pikë nga Norvegjia e vendit të dytë.