Klubi me renome i futbollit po vlon si zgjua bletësh për nga numri i talenteve që ka në mjedisin e tyre. Klub që po investon në të rinj dhe që do të janë bazë e mirë e klubit për të arhmen.
Ish futbollisti dhe aktualisht trajner, Skënder Kapra, tha se Liria është e gatshme për gara në të gjitha grupmoshat.
“Duke ju falënderuar kryesisë e në veçanti kryetarit Qemal Krasniqi shkolla e futbollit e KF Liria është pajisur me fanella të reja për të gjitha grup-moshat që do të marrin pjesë në kampionatin e rregullt (mungojnë dy grupmosha kanë qenë ënë vizita mjekësore)”, ka shkruar Kapra.
Duhet theksuar, se Liria me seniorë garon në Ligën e Parë të Kosovës.
Synimi i prizrenasve është që të prodhojnë sa më shumë talente, t’i bëjnë të gatshëm për ekipin A.