Milot Rashica në të tri ndeshjet e para të Premier Ligës ishte titullar dhe me paraqitjet e tij elektrizuese i ka bërë për vete tifozët e Norwichit.
Për paraqitjet e mira të Rashicës, ka folur edhe trajneri i skuadrës Farke gjatë konferencës për shtyp para ndeshjes me Arsenalin.
“Jam shumë i lumtur me zhvillimin e Milotit. Ka ende shumë hapësirë për t’u përmirësuar. Mendoj se meriton shumë lavdata dhe jemi të lumtur që e kemi”, tha Farke, transmeton insporti.
Në afati kalimtar të verës që sapo ka përfunduar, Rashica kompletoi transferimin e tij nga ëerder Bremen në Norëich City.
Ai mban numrin 1ë në fanellë dhe tashmë e ka nisur sezonin për mrekulli, madje ndaj Liverpooli zhvilloi ndeshjen më të mirë duke u bërë viral me driblimin e tij që ia bëri mbrojtësit grek të gjigantit anglez.