Klubi Futbollistik “Ballkani” do të luajë ndeshjen e radhës për javën e tretë në Superligë.
Ky takim do të përcillet nga tifozët në stadium dhe klubi ka një njoftim për këta të fundit.
Për shkak të masave AntiCovid numri i shikuesve në Stadium është i limituar dhe shume strikt.
“Asnjë përson nuk lejohet të hyj në stadium pa biletë, pasi na duhet numri serik i biletave. Biletën duhet ta ruani edhe për pjesën e dytë, për ndryshe nuk mund të ju lejojm hyrjen”, shkruhet në njoftimin e klubit
Skuadra nga Suhareka do ta mirëpres në shtëpine e tyre klubin e FC Ulpianës.