Luiz do të rikthehet edhe një herë tjetër në futbollin brazilian

Futboll

Luiz do të rikthehet edhe një herë tjetër në futbollin brazilian

Më: 10 shtator 2021 Në ora: 16:51
Luiz do të rikthehet edhe një herë tjetër në futbollin brazilian

David Luiz do të rikthehet edhe një herë tjetër në futbollin brazilian.

Ish-mbrojtësi i skuadrës braziliane, Vitoria, raportohet se ka arritur marrëveshje me Flamengon.

Fabrizio Romano ka njoftuar se 34-vjeçari ka pranuar kontratën e ofruar nga klubi brazilian, të vlefshme deri në dhjetor të vitit të ardhshëm.

Marrëveshja mes palëve thuhet se është arritur dhe tashmë pritet vetëm edhe finalizimi.

Kujtojmë se Luiz deri më 1 korrik ishte pjesë e Arsenalit, teksa në të kaluarën ka luajtur edhe te Benfica, Chelsea e Paris Saint-Germain.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat