Gruaja dhe "trajneri i gjumit", zbulohen sekretet

Futboll

Gruaja dhe "trajneri i gjumit", zbulohen sekretet

Më: 10 shtator 2021 Në ora: 17:05
Gruaja dhe "trajneri i gjumit", zbulohen sekretet

Anna Lewandowski është një ish-kampione karateje dhe një eksperte ushqimi. Por është edhe gruaja e Robert Lewandowski, që ka përfituar në vitet e fundit të karrierës nga sugjerimet e saj.

Sulmuesi polak, sipas Times, ndjek një lloj diete të përmbysur: e nis vaktin me ëmbëlsirën, më pas ha pak oriz me mish ose peshk, para se ta mbyllë me një sallatë ose supë.

Dieta e tij konsiston kryesisht në makarona dhe perime. Por Anna nuk është i vetmi person që kujdeset për sulmuesin e Bayern.

Çifti, në fakt, kanë një “mjeshtër të gjumit”, që ka detyrën t’i ndihmojë në menaxhimin e kohës së pushimit gjatë ditës.

Në mënyrë që gjithçka të jetë sa më cilësorë, nuk lejohen ekrane dhe drita blu në dhomën e gjumit, ku temperatura nuk i kalon kurrë 21 gradët.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat