Skuadra e Vëllaznimit nga Gjakova ka shënuar fitoren e parë në Ligën e Parë të Kosovës, grupi A.
Gjakovarët si vendas shënuan fitore me rezultat minimal 1:0 ndaj Istogut, në kuadër të javës së dytë.
Futbollisti Albin Prapashtica shënoi eurpgol dhe ia siguroi tre pikë gjakovarëve.
Vëllaznimi kryeson me 4 pikë por ka një ndeshje më shumë, ndërsa Istogu pëson humbjen e dytë dhe është në pozitën e nëntë me 0 pikë.