Mendy do të vazhdojë të mbetet në paraburgim deri në fund të janarit të ardhshëm

Futboll

Mendy do të vazhdojë të mbetet në paraburgim deri në fund të janarit të ardhshëm

Më: 10 shtator 2021 Në ora: 19:35
Benjamin Mendy

Mbrojtësi i Manchester City-t, Benjamin Mendy nuk ka marrë lajme të mira dhe ai do të vazhdojë të mbetet në paraburgim.

Mbrojtësi i Manchester City, Benjamin Mendy është paraqitur në gjykatë i akuzuar për katër akuza për përdhunim dhe një akuzë për sulm seksual.

27-vjeçari akuzohet se ka sulmuar tre gra në shtëpinë e tij në ‘Cheshire’ mes tetorit 2020 dhe gushtit 2021.

Louis Saha Matturie, 40 vjeç, nga Salford, gjithashtu u paraqit në Chester Crown Court i akuzuar për katër akuza për përdhunim.

Asnjërit prej burrave nuk iu kërkua të paraqiste një deklaratë dhe të dy u caktuan në paraburgim.

Ata do të dalin në gjykatë më 15 nëntor dhe një datë gjykimi është caktuar për 24 janar.

Avokati i mbrojësit, Eleanor Laws QC, duke mbrojtur Mendy, tha se do të kishte një kërkesë për të hedhur poshtë akuzat në seancën e nëntorit.

Sulmet e dyshuara, ndaj tre grave të ndryshme duke përfshirë një nën 18 vjeç, thuhet se kanë ndodhur në adresën e shtëpisë së tij në Prestbury.

Mendy foli vetëm për të konfirmuar emrin e tij gjatë seancës 45-minutëshe dhe i bëri me sy një burri në galerinë publike teksa u çua përsëri në qeli.

Ai u refuzua me kusht muajin e kaluar dhe aktualisht është në paraburgim në ‘HMP Altcourse’ në Liverpool.

Reprezentuesi francez ka luajtur për kampionët e sezonit të kaluar në Premier Ligë, Manchester City që nga viti 2017, kur u bashkua nga Monaco për 52 milion funte. Ai u pezullua nga klubi pasi u akuzua nga policia, deri në pritje të një hetimi përfundimtar. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat