Everton nuk do të dorëzohet për të siguruar shërbimet e mesfushorit Maitland-Niles.
ESPN ka raportuar që Everton janë gati që të ringjallin interesimin për mesfushorin e gjithanshëm të Arsenalit, Ainsley Maitland-Niles.
Anglezi nuk u lejua që të kalojë në Goodison Park këtë verë pasi që Gunners e bllokuan transferin e tij në këtë skuadër.
Por, Toffees janë gati për të ofruar edhe një marrëveshje të re për të në janar.
Kujtojmë që për një largim nga Arsenali pro është edhe vetë Maitland-Niles.