Ferdinand: Do të befasohesha nëse Ronaldo nuk shënon së paku 30 gola në sezon me Unitedin

Futboll

Ferdinand: Do të befasohesha nëse Ronaldo nuk shënon së paku 30 gola në sezon me Unitedin

Më: 11 shtator 2021 Në ora: 07:08
Cristiano Ronaldo dhe Ferdinand

Ish-mbrojtësi i Man Utd, Rio Ferdinand ka sfiduar Cristiano Ronaldon që të arrijë objektivin e shënuar te Manchester United këtë sezon.

Edhe në moshën 36 vjeç, Ferdinandi është i bindur se portugezi mund të përsërisë formën e stinorit të tij të fundit në Old Trafford.

Ferdinand këmbëngul: ‘Njerëzit vazhdojnë të thonë, ai nuk është ky, nuk është ai – por ai ishte golashënuesi më i mirë në Serie A sezonin e kaluar.

“Të gjithë thonë se ai ka rënë në cilësi, por ai është akoma më i mirë se të gjithë të tjerët. Unë pres që ai të jetë më afër 25-30 gola këtë sezon, të paktën në të gjitha garat".

“Nëse ai nuk arrin numrin mbi 3o, do të habitem”, përfundoi Ferdinand.

Ronaldo nuk ka arritur të shënojë shifrën e 30 golave ​​në të gjitha garat vetëm një herë që kur u largua nga United në 2009 dhe Ferdinand mund të ketë të drejtë në këtë parashikim.

Portugezi pritet të bëj rikthimin e madh nesër me ‘djajtë’, kur ata do të përballen me skuadrën e Newcastles nga ora 16:00 në Old Trafford.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat