Gjiganti italian nuk e ka nisur mirë edicionin e ri në Serie A.
Napoli e pret në shtëpi Juventusin sonte nga ora 18:00.
Ky takim cilësohet edhe si derbi i xhiros së tretë, pasi përballen dy ndër ekipet më të mira në Serie A.
“Zonja e Vjetër” nuk e ka nisur aspak mirë këtë edicion dhe ka vetëm një pikë të grumbulluar, kurse Napoli ka pikët e plota pas dy xhirove të para.
‘Bianconerët’ synojnë të këndellen dhe të marrin fitoren e parë këtë edicion, ndërsa napolitanët dëshirojnë të vazhdojnë serinë e rezultateve pozitive.
Juventusi në këtë ndeshje është e hendikepuara pasi do të paraqitet pa Federico Chisean, Paulo Dybalan, Danilo, Alex Sandron dhe Rodrigo Bentancur.
Formacioni i mundshëm i Napolit: Ospina; Di Lorenzo, Manolas, Koulibaly, Rui; Anguissa, Elmas, Ruiz; Politano, Osimhen, Insigne
Formacioni i mundshëm i Juventusit: Szczesny; Cuadrado, De Ligt, Chiellini, De Sciglio; Kulusevski, Locatelli, Rabiot, Bernardeschi; Morata, Kean