Formacionet e mundshme: Manxhester United – Newcastle, pritet debutimi i Ronaldos

Futboll

Formacionet e mundshme: Manxhester United – Newcastle, pritet debutimi i Ronaldos

Më: 11 shtator 2021 Në ora: 10:47
Foto ilustrim

Sot përballen Manchester United dhe Newcastle.

Man Utd e pret në “Old Trafford” sot Newcastlen nga ora 16:00.

Në këtë duel pritet të debutojë edhe Cristiano Ronaldo që është rikthyer në Angli pas 12 vitesh.

“Djajtë e Kuq” me një skuadër të mbushur me yje, synojnë të vazhdojnë me rezultate pozitive dhe të marrin tre piktë e radhës, pasi aktualisht kanë shtatë pikë pas tre xhirove të para.

Në anën tjetër Newcastle ka vetëm një pikë deri tani, dhe sot synon të i prish punën Unitedit dhe të merr të paktën një pikë në shtëpi.

Këto janë formacionet e mundshme të dy ekipeve.

Man Utd: De Gea; Wan-Bissaka, Varane, Maguire, Shaw; Van de Beek, Pogba; Greenwood, Fernandes, Sancho; Ronaldo

Newcastle: Woodman; Fernandez, Lascelles, Schar; Murphy, Willock, Almiron, Hayden, Ritchie; Saint-Maximin, Joelinton

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat