Tottenham Hotspur raportohet se ka shprehur interesim për Antonio Rudiger.
Mbrojtësi gjerman nuk ka rinovuar ende me Chelsean, teksa kontrata e tij skadon në verën e vitit të ardhshëm.
Kësisoj, Spurs janë duke monituar situatën e Rudiger dhe pritet të tentojnë transferimin e tij si lojtar të lirë.
28-vjeçari te Chelsea është që nga viti 2017, kur u transferua nga Roma për 35 milionë euro.
Antonio Rudiger në të kaluarën ka luajtur edhe te Stuttgarti.