Drita në presion të Malishevës

Futboll

Drita në presion të Malishevës

Më: 11 shtator 2021 Në ora: 11:53

Superliga e Kosovës do të rikthehet sot me disa ndeshje tejet interesante, në kuadër të xhiros së tretë të sezonit të ri 2021/22.

Kampioni aktual Prishtina do të zhvillojë ndeshje si mysafire kundër Drenicës, ndërsa kryendeshja e ditës së sotme do të jetë ajo mes Malishevës dhe Dritës.

Pas dy xhirosh, tabelën e kryeson skuadra e sapo inkuadruar në Superligën e Kosovës Malisheva, ku ka arkëtuar katër pikë, aq sa kanë edhe Drenica, Ballkani, Drita dhe Gjilani.

Sot

16:00 Drenica – Prishtina (Stadiumi Bajram Aliu)

16:00 Ballkani – Ulpiana (Stadiumi Suva Reka)

16:00 Malisheva – Drita (Stadiumi Liman Gegaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat