Kaos/ Lojtari i Kosovës dhe 2 titullarë të Napolit ngecin një natë në Romë!
Napoli preket nga kaosi me COVID-in, teksa tre prej futbollistëve të trajnerit Luçiano Spaleti kanë kaluar natën në Romë.
Pas rikthimit nga kombëtaret, mbrojtësi Amir Rrahmani, mesfushori Elmas dhe sulmuesi Osimhen kanë pasur probleme me policinë në “Fiumiçino”, si rrjedhojë e fakteve se Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Nigeria, ashtu sikurse të gjitha vendet afrikane kanë norma të tjera kundër COVID-it.
Prandaj, pasi nuk kanë pasur të plotësuar të gjithë dokumentacionin e tyre lidhur me pandeminë, të tre futbollistët e Napolit i janë bashkuar Spaletit vetëm pasditen e djeshme dhe janë në dyshim sot për Juven.