Superliga e Shqipërisë është rikthyer dje, ku ndeshja e parë e sezonit të ri ishte derbi mes Teutës dhe Partizanit, ndeshje të cilën e fituan vendasit me rezultat minimal 1:0.
Xhiroja e parë e sezonit 2021/22 do të vazhdojë edhe sot me dy ndeshje tejet interesante, ku Tirana e pret në shtëpi Skënderbeun dhe Vllaznia do të jetë mysafire e Laçit.
Sezonin e kaluar, Tirana dhe Skënderbeu janë takuar gjithsej katër herë, ku dy fitore ka regjistruar Tirana dhe dy herë janë ndarë me barazim.
Në anën tjetër, skuadra e Vllaznisë e cila sezonin e kaluar pavarësisht se ishte në kuotën e njëjtë të pikëve me Teutën ku golaverazhi më i mirë ia mundësoi kësaj të fundit shpalljen kampion të sezonit të kaluar, do të zhvillojë ndeshje sot si mysafirë kundër Laçit, që sezoni e kaluar kishte përfunduar në pozitën e katërt.
Programin e plotë të ndeshjeve të sotme në Superligën e Shqipërisë e gjeni më poshtë.
13:45 KF Tirana – Skënderbeu (Stadiumi Air Albania)
13:45 Laçi – Vllaznia (Stadiumi i Laçit)